Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kuvendi miraton një sërë marrëveshjes ndërkombëtare në vlerë miliona euro

    Çfarë i ndodhi? Fermerja përfundon në spital pas sfidës, si është gjendja e saj

    Veprimtaria e kompanive të sanksionuara nga Serbia që akuzohen për eksportim në Rusi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Debat i ashpër mes Ballës dhe Mediut: Shko jep hesape para drejtësisë

    April 2, 2026

    TIRANË– Në seancën plenare të këaj të enjteje të 2 Prillit, kanë ndodhur debate të forta mbi paralajmërimin e ambasadës amerikane në Tiranë për sulme të mundshme iraniane në vendin tonë.

     Deputetët e opozitës kërkuan që njoftimi i ambasadës mos të minimizohet dhe që qeverisja të japë sqarime mbi situatën.

    Në përgjigje të këtyre qëndrimeve, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla u përfshi në një debat të ashpër me deputetin e opozitës Fatmir Mediu, Balla iu drejtua Mediut duke thënë se ai duhet të japë llogari para drejtësisë lidhur me ngjarjen e Gërdecit, ku humbën jetën disa njerëz.

    “Jep hesap para drejtësisë, mos më hajde këtu fare! Ti shko jep llogari para drejtësisë ke vrarë 26 persona. Na bën si përfaqësues i amerikanëve ka 20 vjet. Mjaft na bërë sikur je përfaqësues i kongresit”, i tha Balla.

    Ndërkohë, në një deklaratë për mediat, Mediu tha se Taulant Balla s’mund të sillet në Parlament si Kryetari i Kuvendit, si President apo dhe si Kryeministër.

    “Taulant Balla nuk mund të sillet si kryetar i kuvendit President dhe kryeministër. Nuk ka asnjë tagër për çështje të sigurisë kombëtare. Kjo sjellje në parlament është e papërgjegjshme. Sa për drejtësinë kam 18 vjet që merrem me drejtësinë që kontrollon Balla dhe partia e tij, këtu kam qenë dhe jam kam dhënë dorëheqjen dhe kam dorëzuar imunitetin në përballje me akuzat politike dhe qesharake, një çështje të gjykuar dhe parashkruar.  Kjo tregon se mbas këtij procesi është Taulant Balla dhe partia e tij.”– tha Mediu./Radar.al

    mediu PS Tiranë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kuvendi miraton një sërë marrëveshjes ndërkombëtare në vlerë miliona euro

    April 2, 2026

    Çfarë i ndodhi? Fermerja përfundon në spital pas sfidës, si është gjendja e saj

    April 2, 2026

    Veprimtaria e kompanive të sanksionuara nga Serbia që akuzohen për eksportim në Rusi

    April 2, 2026

    Nga sekonda në euro: Çfarë po ndodh me njehsorët e rrymës?

    April 2, 2026
    Mos e humb
    Fokus March 12, 2026

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Genci Kojdheli Dhe nëse 10 vitet e fundit na kanë mësuar diçka, është fakti se…

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Alegri beson te rikthimi i Gimenez, sytë nga sulmuesi për fundin e sezonit

    Parashikimi i horoskopit 31 mars, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Pesë shenja të horoskopit që do të gjejnë dashurinë në Prill

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.