Aktorja e njohur shqiptare Egla Ceno njëkohësisht e njohur dhe si fituesja e “BBVA3” shpesh ka reaguar në rrjet për lojën që po bëjnë banorët aktualë të këtij program.
Kujtojmë se së fundmi Egla reagoi për përplasjet e ashpra mes Eglit dhe Gjestit. Sipas aktores asnjë femër nuk duhet të merret me meshkuj që të trajtojnë si një rreckë e në fakt mesazhi i saj ishte mjaft i qartë.
Sakaq ditën e sotme nëpërmjet opsionit “Ask me”, radar.al shkruan se Ceno vijon bisedat virtuale me ndjekësit për një temë që lidhet me dashuriçkat që po ndodhin në “BBVA4”.
Teksa një nga ndjekësit u shpreh se dashuritë mes personave që njihen si çiftet e “BBVA4” janë të bëra me skenar, Egla e kundërshtoi këtë gjë.
Aktorja iu përgjigj:

E duke qenë se deri më tani si çiftet e “BBVA4” janë spikatur Jozi me Loredanën dhe Egli me Gjestit, aludohet se Egla ka thumbuar Jozin nëpërmjet kësaj deklarate.
Kujtojmë se komente dhe kritikat kanë qenë të shumta ndaj Jozit që pas ditës kur babai i Loredanës kërkoi që ta takonte atë./ Radar.al


