Teksa reagimet më të shumta kanë qenë kundra Eglit për marrëdhënien e saj me Gjestin, Egla Ceno e ka parë situatën në një këndvështrim tjetër.
Nëpërmjet një postimi të bërë në Instastoryn e saj ku shfaqet momenti i përplasjes më të fundit mes dy banorëve aktualë të shtëpisë, Egla ka këshilluar vajzat për marrëdhënien e tyre me meshkujt.
“Një burrë që të do, të trajton me dashuri dhe respekt! Një burrë që nuk të do, nuk të ndez iluzionin e dashurisë,” shkroi Egla duke nënvizuar faktin se vajzat duhet të qëndrojnë larg meshkujve që nuk i trajtojnë me vlerësim.
Më tej Egla përmendi dhe situatën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, duke thënë se nëse veprimet e Eglit ishin pjesë e një strategjie, atëherë ia ka dalë më së miri, por shpreh edhe dyshimet e saj.



