Një debat i ashpër ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP 5 mes Juelës dhe Mateos, ku të dy përdorën akuza të forta dhe citime direkte për të sulmuar lojën e njëri-tjetrit.
Juela e akuzoi Mateon se dashuria e tij me Brikenën është e rreme.
“Ti ke sjellë vetëm intriga, mashtrime dhe dashuri ‘fake’”, tha ajo.
Mateo i është kundërpërgjigjur duke e kritikuar karakterin e Juelës: “Karakteri yt është i pa aftë dhe ti je pa karakter”.
Debati përfshiu akuza të shumta mbi strategjinë dhe guximin në lojë:
Juela: “Nuk ke guxim t’i thuash publikut që ‘Unë Brikenën nuk e dua, më pëlqen, nuk më intereson… Ti je ekspert trekëndëshash’.”
Mateo: “Se kam respekt, por ti nuk ke respekt për veten tënde.”
Gjithashtu, Juela kritikoi mënyrën si Mateo ndërvepron me banoret e tjera.
“Ti je i aftë të sjellësh vetëm një dashuri ‘fake’, flirt këtu brenda, intriga dhe xhelozi.”


