Në një lidhje telefonike me Top Channel, në emsionin Shqipëria Vendos, ish-deputeti demokrat, Dashnor Sula tregoi arsyet pse u la jashtë listave të Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare.
Në lidhje me këtë Sula tha se kishte vetëm një kusht, për të hequr kryetarin e PD-së në Peqin nga listë. Në atë vend duhej të ishin 3 kandidatë.
Papritmas, një përplasje e ashpër ndodhi mes demokratit Andi Mustafaj dhe Sulës.
Mustafaj e pyeti ish-deputetin se pse vallë sipas tij u përjashtua nga lista e PD. Nga kjo pyetje Sula u irritua dhe i theksoi faktin se për aq kohë sa në krye të PD-së janë Noka dhe Vokshi, partia në fjalë nuk do të përmirësohet.
Pkesë nga biseda:
Dash Dula: Më thanë që tri nuk vlen, Berisha Noka dhe Albana Vokshi. Berisha shkretë ka mbaru punë. I frynë në vesh. I di mirë këto. I di mirë.
Andi Mustafaj: Të lutem shumë të jemi seriozë, koha është serioze
Andi Mustafaj: Mund të ishte larguar dhe të vazhdonte.
Dash Sula: A mbahet gruaja ose burri me zor.
Andi Mustafaj: Ti i përket njerëzve, unë vishesha me kostum se respektoj njerëzit që më mbështesin. Nëse dikush sillet keq me mua, a do t’i braktis unë ata, jo do të vazhdoj betejën.
Dash Dula: Vazhdo… sa të kesh Flamur Nokën dhe Albana Vokshin në krye do t’ia shohësh hairin politikës. Janë lecka të shtrydhura, janë rraqe. Shqiptarët se kanë me PD-në e kanë me individët që drejtojnë PD-në./ Radar.al
LEXO EDHE:


