Autoritetet mjekësore të Floridës, kanë zbuluar shkakun e vdekjes së mundësit të njohur amerikan, Hulk Hogan. Sipas këtij burimi, vdekja e legjendës së WWE u shkaktua nga një “infarkt akut miokardi”, që është pasojë e një historie të fibrilacionit atrial dhe leuçemisë limfocitike kronike. Kjo është një lloj kanceri që prek qelizat e bardha të gjakut dhe që mund të ketë kontribuar në komplikimet shëndetësore që çuan në atakun në zemër.
Hogan, i cili njihej me emrin e tij të vërtetë, Terrence Gene Bollea, vdiq më 24 korrik në shtëpinë e tij në Clearëater, Florida, në moshën 71-vjeçare. Përpjekjet për ta ringjallur nga shërbimet e urgjencës zgjatën 30 minuta, por ai u shpall i vdekur në spital pak më pak se një orë pas mbërritjes në institucionin mjekësor.
Një fakt i rëndësishëm që ka dalë në dritë është se Hulk Hogan vuante nga leuçemia limfocitike kronike, një sëmundje që ndikon në prodhimin e qelizave të bardha të gjakut dhe mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore. Përveç kësaj, Hogan kishte një histori me fibrilacion atrial, një çrregullim që shkakton ritme të parregullta të zemrës dhe mund të kontribuonte në ndërlikimet e zemrës.
Disa muaj para vdekjes, Hogan kishte zbuluar se kishte kaluar një sërë operacionesh, përfshirë dhjetë operacione në shpinë, si dhe operacione në gjunjë, shpatulla dhe ije, duke pasur probleme shëndetësore të vazhdueshme për vite me radhë. Ai ishte i njohur për luftën e tij të gjatë me lëndimet fizike të shkaktuara nga karriera e tij intensive si mundës profesionist.
Radar.al


