Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rindërtimi i Ukrainës, Rama në Poloni: S’mund të presim derisa të bjerë plumbi i fundit

    Balla sfidon PD: Po patët këllqe bëni mocion mosbesimi

    “Përkrahës të Iranit në protestë”, Rama publikon foton: Mbështet Ahmadinexhadin, kërkon rrëzimin e qeverisë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Dalin rezultatet e autopsisë: Nuk iu gjet ujë në mushkëri/ Artikulli i ‘La Repubblica’: Si vdiq manjati britanik me vajzën dhe të ftuarit e tij në jahtin Bayesian?

    September 5, 2024
    Dalin rezultatet e autopsisë: Nuk iu gjet ujë në mushkëri/ Artikulli i 'La Repubblica': Si vdiq manjati britanik me vajzë dhe të ftuarit e tij në jahtin Bayesian?
    Superjahti "Bayesian"

    ITALI– Mediat italiane kanë shkruar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në ujërat italiane, ku u fundos superjahti britanik. Nga kjo ngjarje mbetën 7 viktima. Sëfundmi pas përfundimit të autopsive raportohet se 4 nga 7 viktimat e jahtit Bayesian mund të kenë ndërruar jetë pasi atyre iu mbaroi ajri në kabiinë dhe vendi është mbushur me dioksid karboni.

    Kujtojmë se mes 7 personave që humbën jetën pas mbytjes së jahtit 30 milionë paund në pronësi të manjatit të teknologjisë Mike Lynch, është vet manjati 59-vjeçar dhe vajza e tij 18-vjeçare Hannah, e cila do të fillonte studimet në Universitetin e Oksfordit këtë muaj.

    Gjithashtu të vdekur mbetën edhe 4 nga të ftuarit e tij, përfshirë dhe një anëtar të ekuipazhit që u gjet i vdekur në orët e para pas ngjarjes.

    Sikurse shkruan edhe La Repubblica, autopsitë e kryera në trupat e 4 prej viktimave të tragjedisë kanë treguar deri më tani se nuk kishte ujë në mushkëri, duke rritur mundësinë e frikshme që ata të ishin të vetëdijshëm kur u fundos jahti.

    Kryetari i Morgan Stanley International, Jonathan Bloomer, 70 vjeç, gruaja e tij Judy, si dhe avokati i Nju Jorkut, Chris Morvillo dhe partnerja e tij Neda, nuk kishin shenja lëndimi, raportojnë mediat italiane.

    Në një artikull të “La Repubblica” shkruhet se gjatë autopsisë, nuk u gjet ujë në mushkëritë e Jonathan dhe Judy Blumer, as në stomakun dhe trakenë e tyre. E njëjta gjë vlen edhe për çiftin Morvilos, autopsia e të cilëve u krye të hënën e kaluar. Gazeta thekson se disa analiza janë ende në pritje.

    LEXO EDHE: Mbytja e jahtit britanik/ Pas shumë kërkimesh gjendet edhe trupi i vajzës së biznesmenit britanik

    Mbytja e jahtit britanik në Itali/ CEO i firmës që prodhon dhe shet mjetet lundruese: Janë të pathyeshme, histori e pabesueshme

    Fundoset jahti në Siçili/ Mes personave të zhdukur edhe manjati britanik i teknologjisë

     

    Gazeta italiane shkruan se skenari më i mundshëm është se katër personat, të cilët u gjetën me Mike Lynch në një kabinë në anën e majtë të varkës, vdiqën pasi konsumuan oksigjenin në tubat e ajrit që ishte krijuar gjatë fundosjes së varkës.

    La Repubblica ngre teorinë, bazuar në provat për natën e mbytjes tashmë të njohura, është si vijon: Angela Barcares, gruaja e Lynch, që zotëronte jahtin luksoz, u zgjua nga moti i keq dhe u ngjit nga kabina e saj në kuvertë, ku ishin tashmë 9 nga 10 anëtarët e ekuipazhit.

    Bayesian-i po tundej në stuhi, objektet binin dhe thyheshin, dhe gruaja, duke kuptuar rëndësinë e situatës, u përpoq të zbriste në kabina për të paralajmëruar burrin dhe vajzën e saj. Teksa po tentonte të shkonte tek ta këmbët i ishin prerë nga xhami i thyer në dysheme. Uji hyri në Bayesian dhe ajo nuk mundi të arrij kabinën./Radar.al

    Jahti britanik “Bayesian” zhduket Mike Lynch
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rindërtimi i Ukrainës, Rama në Poloni: S’mund të presim derisa të bjerë plumbi i fundit

    June 25, 2026

    Balla sfidon PD: Po patët këllqe bëni mocion mosbesimi

    June 25, 2026

    “Përkrahës të Iranit në protestë”, Rama publikon foton: Mbështet Ahmadinexhadin, kërkon rrëzimin e qeverisë

    June 25, 2026

    Kalendari i aplikimeve universitare, maturantët duhet të ndjekin fazat e procesit që zhvillohet me tre raunde

    June 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.