Media prestigjoze greke nga hetimet e bëra ka arritur të sigurojë pamje nga shtëpia e çiftit shqiptar në Athinë ku Alba Cenko u vra barbarisht nga burri i saj.
Pas krimit, autori jo vetëm që nuk u vetëdorëzua në shtëpi, por për shumë ditë luajti teatër duke e mbajtur trupin e gruas në papafingo të shtëpisë si dhe duke u shprehur se ajo ishte në punë ose jashtë kur të afërmit e pyesnin rreth saj.
Pamjet e siguruara tregojnë çekiçin me të cilin 39-vjeçari goditi 35-vjeçaren në kokë (të gjetur në papafingo) para se ta mbyste përfundimisht, si dhe zonat e shtëpisë ku mbahej trupi i gruas fatkeqe.



