SHBA– Janë publikuar pamjet e para të ish-presidentit Donald Trump pas atentatit që ju bë gjatë një fjalimi në Pensilvani.
Trump shihet duke zbritur shkallët e avionit të tij në New Jersey. Kjo video është publikuar nga zëvendësdrejtoresha e komunikimit e Trump, Margo Martin.
Ish-presidenti Donald Trump, njëkohësisht kandidati për President të SHBA-ve u qëllua me armë zjarri gjatë një takimi elektoral në Pensilvani. U plagos në veshin e djathtë ndërkohë mësoshet se tashmë gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. 20-vjeçari, Thomas Matthew Crooks i dyshuar si autori i sulmit u vra.


