Pasditen e sotme policia doli me një njoftim për mediat në lidhje me aksionin e ndërmarrë në institucionin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) në Gjirokastër, ku në total u lëshuan 16 masa sigurie.
Autoritetet bëjnë me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Kilovati” janë lëshuar 4 masa e sigurisë “Arrest në burg” dhe 6 masa sigurie “Arrest në shtëpi” për punonjës dhe ish-punonjës të OShEE, Gjirokastër.
Më tej thuhet se ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërdoronin bazën materiale të drejtorisë, si dhe siguronin dhe instalonin matës të energjisë elektrike, pa i regjistruar.
Ndërsa thueht se pëe 6 qytetarë janë caktuar masat e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit”, pasi akuzohen se vidhnin energji elektrike, nëpërmjet matësve që instalonin zyrtarët e OSHEE.
Më tej zbulohet se “Arrest në burg” është caktuar për shtetasit:
Sotir Kaci, 30 vjeç, banues në Libohovë, me detyrë përgjegjës grupi;
Reiz Gjoleka, 60 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë përgjegjës grupi;
Rasho Bizhga, 51 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë elektricist;
Ignadjo Basha, 32 vjeç, banues në fshatin Lazarat, ish-punonjës.
Ndërsa masa e sigurisë ”Arrest në shtëpi” u caktua për shtetasit:
Xhemal Bistri, 62 vjeç, banues në fashtin Mashkullor, me detyrë elektricist;
Ermal Xhavara, 39 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë faturist;
Roland Skëndo, 68 vjeç, banues në Gjirokastër, ish-punonjës;
Seit Rondo, 42 vjeç, banues në Gjirokastër, ish-punonjës;
Sazan Braja, 58 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë elektricist;
Taulant Beqiri, 37 vjeç, banues në Konispol, me detyrë elektricist.
“Nga hetimet dyshohet se punonjësit dhe ish-punonjësit e OShEE, Gjirokastër, kanë shpërdoruar bazën materiale në magazinën e drejtorisë, për të siguruar dhe instaluar matës të energjisë elektrike, pa kontratë me OShEE-në, me qëllim marrjen e përfitimeve të kundërligjshme, nga abonentë familjarë dhe subjekte, të cilët nëpërmjet këtyre matësve, vidhnin energji elektrike.” – raporton Policia, duke zbardhur skemën e abuzimit.
Bëhet me dije se në banesën e ish-punonjësit të OSHEE-së Ignadjo Basha, janë gjetur dhe sekuestruar 22 matës të energjisë elektrike, si dhe 13 kuti plastike dhe 9 vula për vendosjen dhe vulosjen e tyre.
Policia thotë se ka sekuestruar dhe sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe dokumente të ndryshme në funksion të hetimit.
Ndërkohë, raportohet se një ish-punonjës, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, i akuzuar për të njëjtën veprimtari kriminale është shpallur në kërkim.


