Cristiano Ronaldo ka marrë një vendim të madh në jetën personale: i ka propozuar martesë partneres së tij, Georgina Rodriguez, dhe ajo e ka pranuar. Lajmi u konfirmua nga vetë Georgina në rrjetet sociale me fjalët: “Po, e pranoj. Në këtë dhe në të gjitha jetët e mia.”

Ylli i Al Nassr dhe modelja spanjolle janë njohur në vitin 2016 në një dyqan Gucci në Madrid, ku përjetuan atë që Georgina e përshkruan si “dashuri me shikim të parë”. Që prej asaj kohe, çifti ka ndarë bashkë jetën dhe ka dy fëmijë, Bella-n dhe Alana-n.
Fejesa vjen pas viteve të spekulimeve për martesë, të cilën Ronaldo e ka quajtur “të merituar” për të dy.
Ky hap i ri në marrëdhënien e tyre përforcon lidhjen që i ka bërë një nga çiftet më të famshme në botën e sportit dhe showbiz-it.


