Një aksidnet i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytein e Fierit ku mbeti i vrarë një çoban.
Për rrjedhojë policia bën me dije se ishin bagëtitë e çobani ato që i ndërprenë rrugën makinave dhe bënë që dy makina tip “benz” të përplasen kokë më kokë duke i marrë jetën dhe të moshuarit.
Viktima është identifikuar si Festim Gllava, ndërkohë që nga aksidenti raportohet se kanë ngordhur edhe 30 bagëti.
Dy drejtuesit e mjeteve janë plagosur rëndë nga aksidenti dhe janë dërguar me ambulancë për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


