Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    PD me 4 mandate në Fier, bëhet i gjallë Gazment Bardhi: Do qëndrojmë të panënshtruar

    Starmer uron Ramën: Fitore historike, pres të vazhdojmë bashkëpunimin

    “Rënia në pjesëmarrje është përkthyer në bojkot të opozitës”, Gonxhja feston fitoren në Kombinat

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Çmimi mjedisor Goldman 2025 për dy aktivistë shqiptarë

    April 24, 2025
    Çmimi mjedisor Goldman 2025 për dy aktivistë shqiptarë
    Besjana Guri dhe Olsi Nika
    Demo

    Besjana Guri dhe Olsi Nika nga organizata Eco Albania u vlerësuan për përpjekjen e tyre për mbrojtjen e Lumit Vjosa nga ndërtimi masiv i hidrocentraleve – deri ne shpalljen e tij nga qeveria si ‘Park Kombëtar i një Lumi të Egër”.

    Një telefonatë në orët e vona nga selia e fondacionit “Goldman” në San Francisko i la të befasuar Besjanën dhe Olsin këtë fillim prilli. Një juri ndërkombëtare i kishte përzgjedhur ata mes mijëra aktivistëve nga e gjithë bota për t’i nderuar me çmimin më të lartë të mjedisit. Falë këmbënguljes së tyre, qeveria i dha Vjosës dhe degëve të saj statusin e “Parkut Kombëtar, duke siguruar që lumi të vijojë i pandërprerë rrugën prej 170 kilometrash brenda territorit shqiptar.

    “11 vjet më parë nuk mund t’i imagjinoja përmasat që do të ndërmerrte fushata e Vjosës. Ishim vetëm një grup ëndërrimtarësh që kishim një vizion të qartë dhe të pakompromis: ta shihnim Vjosën Park Kombëtar” – thotë për DW aktivisti Olsi Nika.

    “E nisëm fushatën si një ekip i vogël prej vetëm tre personash,” kujton aktivistja 37-vjeçare, Besjana Guri, “por sot, Vjosa ka me mijëra, madje miliona miq në mbarë botën.”

    Një fitore mes sfidash

    Ishte viti 2014 kur Olsi dhe Besjana themeluan organizatën EcoAlbania, me qëllimin për të mbrojtur ekosistemet dhe habitatet natyrore të Shqipërisë. Po atë vit, ata iu bashkuan fushatës “Save the Blue Heart of Europe”, e iniciuar nga organizatat partere RiverWatch dhe EuroNatur, që synonte mbrojtjen e lumenjve të Ballkanit nga kërcënimi i hidrocentraleve masive.

    Teksa Olsi, biolog në profesion, koordinonte përpjekjet e shkencëtarëve, komuniteteve lokale, aktivistëve dhe OJF-ve, Besjana, e diplomuar në shkencat sociale sillte në vëmendjen e publikut dhe medias punën e skuadrës. “Flitej shumë pak për mjedisin, për dëmet që sillnin hidrocentralet në ekosistemet lumore. Njerëzit e shihnin si diçka të mirë, ndaj vetëm të ishe e dëgjuar në komunitet dhe në publikun e gjerë ka qënë sfidë e madhe” – kujton Besjana.

    Në lumin Vjosa, një nga lumenjtë e fundit të egër në Europë, ishin planifikuar të ndërtoheshin 45 hidrocentrale. Kjo do të thoshte pasoja katastrofike për habitatin e lumit, duke rrezikuar një biodiversitet unik prej 1,175 llojesh bimore dhe shtazore. “Por për aq kohë sa asnjë digë nuk ishte ende ndërtuar e vënë në punë, ne mund ta mbanim gjallë ëndrrën e Parkut Kombëtar”- shprehet Olsi, aktivisti 39-vjeçar.

    Lumi Vjosa – një model për Europën dhe botën
    Shkencëtarë, juristë, eurodeputetë dhe figura të njohura publike përfshirë edhe aktorin Leonardo DiCaprio dhanë mbështetjen e tyre për idenë e krijimit të një Parku Kombëtar të një Lumi të Egër.

    Në nëntor të vitit 2021, Besjana dhe Olsi vendosën të ftonin kompaninë “Patagonia”, një mbështetëse e fushatës, qe të negocionte me qeverinë shqiptare. Roli i saj si ndërmjetës bëri që mbrojtja e Vjosës të mos mbetej vetëm në letër. Në mars të vitit 2023, në Kalanë e Tepelenës, u firmos marrëveshja për shpalljen e lumit Vjosa Park Kombëtar.

    ‘’Parku Kombëtar i Vjosës është një model i ri, që Shqipëria ia jep Evropës por edhe botës se si duhet të mbrohet natyra dhe sidomos ekosistemet e ujrave të ëmbla, që janë kritikisht në zhdukje” – thotë biologu Nika.

    E ardhmja e Vjosës

    Pikërisht veçantia e tij e bën Parkun e Vjosës një sfidë në menaxhim. Sipas aktivistit Nika ky do të jetë edhe objektivi i radhës për aktivistët. “Vendosja në jetë e planit të menaxhimit ka të bëjë me ngritjen e stukturave, rritjen e kapaciteteve njerëzore, përmirësimin e kuadrit ligjor apo se si duhet të operojnë aktivitetet që ndikojnë aty” – thotë Olsi, duke theksuar më tej se “ky është një proces që kërkon kohë, e ndoshta më shumë kohë se sa u desh për ta shpallur Parkun Kombëtar”.

    Ndërsa për Besjanën një tjetër sfidë vijon të jetë lumi Shushica, degë e lumit Vjosa, rrjedha e të cilit planifikohet të devijohet në shërbim të turizmit masiv. “Ne Vjosën e kemi fituar një herë kur u shpall Park Kombëtar, tani duhet të fitojmë Shushicën” – shprehet aktivistja.

    Planeti në rrezik – nismat që japin shpresë

    Çmimi Goldman për mjedisin jepet çdo vit për aktivistë lokalë nga gjashtë kontinente, që ndërmarrin nisma të jashtëzakonshme për të ndihmuar komunitetet e tyre. “Ka qenë një vit i vështirë, si për njerëzit, ashtu edhe për planetin” – thotë Jennifer Goldman Wallis, nënkryetare e Fondacionit Goldman. “Ka kaq shumë gjëra që na shqetësojnë, na stresojnë, na zemërojnë dhe na ndajnë. Por për mua, këta udhëheqës dhe mësues mjedisorë dhe komuniteti ndërkombëtar që i mbështet — janë zgjidhja”.

    Krahas aktivistëve nga Shqipëria, fituesit e tjerë të çmimit Goldman për vitin 2025 janë Semia Gharbi nga Tunizia, Batmunkh Luvsandash nga Mongolia, Carlos Mallo Molina, aktivist nga Ishujt Kanarie, Laurene Allen nga Shtetet e Bashkuara dhe Mari Luz Canaquiri Murayari nga Peruja. Ky çmim dedikuar mjedisit u krijua në vitin 1989 nga filantropët e ndjerë të San Franciskos, Richard dhe Rhoda Goldman. Gjatë 36 viteve, Çmimi Goldman ka nderuar 233 aktivistë nga 98 vende të ndryshme./DW

    “Tonelata parash për votën e diasporës”/ Celibashi: Janë paraqitur 100 problematika në KQZ

    Krimet zgjedhore/ Ambasada gjermane fton Dumanin, Celibashin dhe Çelën, raportimi i gjetjeve në terren

    Qeveria merr vendimin/ Bjellorusët nuk hyjnë më dot në Shqipëri pa viza

    Besjana Guri Eco Albania Goldman 2025 Lumi Vjosa Olsi Nika
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    PD me 4 mandate në Fier, bëhet i gjallë Gazment Bardhi: Do qëndrojmë të panënshtruar

    May 13, 2025

    Starmer uron Ramën: Fitore historike, pres të vazhdojmë bashkëpunimin

    May 13, 2025

    “Rënia në pjesëmarrje është përkthyer në bojkot të opozitës”, Gonxhja feston fitoren në Kombinat

    May 13, 2025

    “Më thanë nuk na duhesh më”, Dashnor Sula: PD më trajtoi si të pavlerë

    May 13, 2025
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2025

    Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

    Nga Gjergj Erebara Që nga viti 1991, kur shqiptarët votuan për herë të parë në…

    700 italianë të vr*rë gjatë pushtimit të Shqipërisë më 7 prill 1939. Shifra që na bën shumë krenarë sot

    Besëlidhja synon triumfin në Ligën Unike — Përballje me Sigal Prishtinën në gjysmëfinale

    Philipp Plein vjen në Tiranë për të sjellë luksin: The Plein Hotel dhe Grand Park Skyline, projekti ambicioz që do të ndryshojë horizontin e kryeqytetit

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për ditën e sotme, 13 Maj 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 9 Maj 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 8 Maj 2025

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.