Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Të tjera ndryshime në radhët e Policisë, emërohet drejtori i ri në Hetimin e Krimit Ekonomik

    Indri dhe vanesa shkëmbejnë puthjen e dytë në buzë

    Kreu i SPAK pret në Prokurorinë e Posaçme ministren e Drejtesisë së Austrisë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    “Cirku i demokracisë”: Kuvendi nuk bëhet as pas përpjekjes së 22-të

    May 27, 2025

    PRISHTINË– Si në njëzet e një përpjeket e mëhershme, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar edhe të martën, për të njëzet e dytën herë, ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.

    Ligjbërësit refuzuan për të katërmbëdhjetën herë rresht që ta formonin një komision për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës-sipas një propozimi të bërë më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pasi kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti në disa votime t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u konfirmuar në post.

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe refuzuan sërish, në vazhdimin e seancës konstituive, më 27 maj, që ta propozonin një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë.

    Dështimi i radhës për zhbllokimin e ngërçit në Kuvend ndodhi rreth një orë pasi organizata të shoqërisë civile, përmes një performance, protestuan para Kuvendit në lidhje me moskonstituimin e institucionit ligjvënës.

    “Për çka ju kemi zgjedhë?”, “Çdo vonesë ka kosto!” dhe “Cirku i demokracisë” ishin disa nga mesazhet e shkruara në fletë të bardha, të ngjitura në disa karrige të vendosura para hyrjes së Kuvendit të Kosovës.

    “Ky aktivitet është një shprehje publike e pakënaqësisë sonë në formën më konkrete të mundshme, duke vendosur 120 karrige të zbrazëta, të cilat përfaqësojnë secilin prej 120 deputetëve të Kuvendit, që nuk janë duke përmbushur mandatin e tyre për ta funksionalizuar Kuvendin…”, deklaroi Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës.

    “Secila karrige përmban një mesazh, i cili është i drejtpërdrejtë ndaj secilit prej deputetëve – një thirrje serioze për të pasur përgjegjësi…. Kemi vendosur edhe orë simbolike, të cilat përfaqësojnë alarmin që është ndezur prej kohësh, por që shumica e deputetëve nuk po e marrin parasysh”, u shpreh ai.

    Një ditë më herët, kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i LVV-së, Albin Kurti, përsëriti qëndrimin e partisë së tij se kandidatura e Haxhiut për kryetare nuk do të tërhiqet, teksa fajësoi partitë e tjera për mospjesëmarrje në votimin e fshehtë.

    PDK-ja, LDK-ja e AAK-ja thonë se është jokushtetuese mënyra se si LVV-ja po tenton që kryeparlamentari të votohet përmes formës së fshehtë, dhe i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese të marrë “një masë të përkohshme për ndalim të mbajtjes së seancave, derisa me prioritet ta trajtojë këtë lëndë dhe ta marrë një vendim”.

    Seanca e ndërprerë konstituive do të vazhdojë të enjten e 29 majit.

    Deri më tani, deputetët kanë kaluar vetëm dy pika të agjendës së seancës konstituive: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve.

    Por, procesi ka ngecur te pika e tretë: zgjedhja e kryeparlamentarit.

    Haxhiu e LVV-së po konsiderohet si figurë përçarëse nga dy parti parlamentare: PDK-ja dhe AAK-ja.

    Këto dy subjekte kanë kërkuar që LVV-ja të nxjerrë emër tjetër për kryeparlamentar. LDK-ja, ndërkaq, ka thënë se nuk ka vota për asnjë të propozuar të LVV-së për postin e kryeparlamentarit.

    Propozimi për kryeparlamentar është e drejtë ekskluzive e fitueses së zgjedhjeve, LVV-së, e cila ngul këmbë se Haxhiu e meriton të zgjidhet dhe, ndonëse ka kërkuar marrëveshje politike me partitë e tjera, e ka përjashtuar mundësinë të sjellë kandidat tjetër pos saj.

    Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri.

    Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re./REL

    deputetët e Kuvendit të Kosovës Dështon për herë të 22 konstituimi i Kuvendit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Të tjera ndryshime në radhët e Policisë, emërohet drejtori i ri në Hetimin e Krimit Ekonomik

    April 29, 2026

    Indri dhe vanesa shkëmbejnë puthjen e dytë në buzë

    April 29, 2026

    Kreu i SPAK pret në Prokurorinë e Posaçme ministren e Drejtesisë së Austrisë

    April 29, 2026

    Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës dhe benzinës, ja sa do te shiten ne tregun shqiptar

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.