Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump zgjat armëpushimin me Iranin

    Helm për minjtë në ushqimin për foshnje (DETAJET)

    Parashikimi i motit për sot, 22 Prill 2026

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Cili qytet shqiptar ka mahnitur britanikët? Express: Vizitojeni përpara se të bëhet aq popullor sa Madilvet

    September 21, 2024

    Mediat ndërkombëtare vijojnë t’i japin jehonë turizmit në Shqipëri. Ndonëse vera përfundoi, interesi për të vizituar Shqipërinë sa vjen e rritet.

    Hulumtimi i ri nga Dubai Tours & Tickets, shkruan Express, zbuloi se Shqipëria e Europës Juglindore është ndër destinacionet më të kërkuara për udhëtarët në Mbretërinë e Bashkuar.

    Ekspertët e udhëtimeve analizuan të dhënat e kërkimit në Google të britanikëve për 250 vende gjatë 12 muajve të fundit. Ata përdorën shtatë terma të njohur kërkimi, duke përfshirë “pushime”, “fluturime” dhe “udhëtime” për të zbuluar se ku po mendojnë të nisen njerëzit nga Mbretëria e Bashkuar.

    Shqipëria grumbullon mesatarisht 54,929 kërkime mujore. “Holiday Albania” përbën mesatarisht 37,583 nga këto kërkime mujore, duke “parakaluar” Spanjën, Portugalinë dhe Islandën.Por, lidhur me arsyet pse britanikët duan të vizitojnë Shqipërinë, Express shkruan se janë shumë.

    Artikulli iu referohet çmimeve, atraksioneve të shumta dhe aktiviteteve që turistët gjejnë në vendin tonë, si dhe klima apo dashamirësia e shqiptarëve.

    “Nuk është e çuditshme që Shqipëria po përjeton një rritje të popullaritetit.

    Një birrë kushton rreth 1,07 deri në 2,10 £ dhe një kafe afërsisht 1,50 £, ndërsa produktet ushqimore janë rreth 40 për qind më të lira se në Mbretërinë e Bashkuar.”, shkruhet në artikull. “Fluturimet për në Shqipëri nisen çdo ditë nga aeroportet kryesore në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe me parajsën vetëm tre orë larg fluturimit, pse të mos e vendosni në listën tuaj? Ka shumë për të parë dhe bërë, në varësi të asaj që ju pëlqen”, vijon më tej artikulli.

    Edhe në këtë artikull, vëmendje të veçantë gjen vija bregdetare, kryesisht Ksamili.

    “Më tej përgjatë rivierës shqiptare, Ksamili i bukur po shkakton bujë në mesin e influencuesve, ku shumë e quajnë Maldiven e Europës për shkak të popullaritetit në rritje në mediat sociale, kështu që futuni shpejt nëse dëshironi ta vizitoni përpara se të bëhet po aq popullor sa Madilvet”, thotë shkrimi.

    Magdalena Petrusic nga Dubai Tours & Tickets tha se fuqia e mediave sociale ka të ngjarë t’i ekspozojë britanikët në disa destinacione që nuk do t’i kishin menduar kurrë, të cilat jo domosdoshmërisht janë të kushtueshme.

    “Kjo mund të shihet me popullaritetin e Shqipërisë, e cila nga rrjetet sociale është cilësuar si Maldivet e Evropës”, përfundon artikulli.

    britaniket zgjedhin shqiperine turistet turizem
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump zgjat armëpushimin me Iranin

    April 22, 2026

    Helm për minjtë në ushqimin për foshnje (DETAJET)

    April 22, 2026

    Parashikimi i motit për sot, 22 Prill 2026

    April 22, 2026

    “Inshallah” nga Anne Hathaway bëhet virale, fansat reagojnë masivisht

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.