I ftuar në emisionin “Ndryshe” të moderuar nga Salsano Rrapi dhe Elona Duro, të ftuar kanë qenë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, dhe gazetari sportiv, Endi Tufa.
Episodi i sotëm pati në fokues të plotë në sport ndeshjen e rëndësishme Shqipëri-Ukrainë.
Armand Duka përgjatë fjalës së tij shprehu kënaqësinë për performancën e lojtarëve dhe ekipit organizues, si dhe vlerësoi çdo ndeshje si shumë të rëndësishme.
Mbylljen e intervistës Duka e bëri duke u dhënë atyre notën: dhjetë.
Por teksa Salsano Rrapi e pyet Armand Dukën se çfarë fati mund të ketë trajneri Sylvinho nëse Shqipëria dështon të kualifikohet për Botëror.
Duka, me humor, përgjigjet:
“Vdekje, pushkatim, ose varje…”


