Mbyllet me sukses etapa e tretë e “Giro d’Italia” e cila u zhvillua për 3 ditë në territorin shqiptar, në një itinerar spektakolar prej 160 kilometrash që përshkoi zonat piktoreske nga Vlora, përmes Kuçit, Qeparos, Himarës, Llogarasë dhe sërish në Vlorë.
Fituesi i kësaj etape mësohet se është sërish çiklisti danez Mads Pedersen, i cili arriti të rrëmbente fitoren e dy nga tre etapat e para të kësaj gare prestigjioze.
Kështu ai u konfimuar zyrtarisht si lideri i “Giro d’Italia 2025”.
Me mbylljen e kësaj etape, “Giro d’Italia” mbyll edhe qëndrimin e saj në Shqipëri, për të vijuar më tej garat në territorin italian.


