Një ngjarje e rëndë ka tronditur Francën perëndimore, ku një grup kriminal i organizuar ka rrëmbyer një çift dhe e ka detyruar të transferojë rreth 8 milionë euro në kriptovaluta. Lajmi është konfirmuar nga zyra e prokurorit, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të çështjes.
Sipas autoriteteve, tre persona të maskuar hynë me forcë në banesën e çiftit pranë bregdetit të La Rochelle, gjatë natës mes së mërkurës dhe së enjtes. Viktimat u mbajtën peng për rreth dy orë, gjatë të cilave u dhunuan dhe u kërcënuan për të kryer transferimin e shumës në kriptomonedha.
Prokurori i Rennes, Frédéric Teillet, bëri të ditur se autorët dyshohet se vepronin si pjesë e një strukture kriminale të organizuar. Hetimi po zhvillohet për akuza që përfshijnë zhvatje, rrëmbim dhe formim bande me qëllim kryerjen e veprave penale.
Ngjarja është pjesë e një serie shqetësuese incidentesh të ngjashme në Francë, ku persona të lidhur drejtpërdrejt ose tërthorazi me kriptovalutat janë vënë në shënjestër të grupeve kriminale.
Në muajt e fundit, autoritetet kanë raportuar disa raste rrëmbimesh dhe tentativash rrëmbimi, përfshirë persona të afërt me sipërmarrës dhe influencues të kriptomonedhave. Disa nga këto ngjarje kanë përfunduar me ndërhyrje policore dhe lirimin e pengjeve, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
Autoritetet franceze kanë ngritur alarmin për rritjen e këtij fenomeni dhe po forcojnë masat e sigurisë për personat që lidhen me sektorin e kriptovalutave.
Un investisseur en cryptomonnaies et son épouse ont été séquestrés chez eux à Dompierre-sur-Mer (Charente-Maritime), dans la nuit du 17 au 18 décembre.
Les assaillants sont parvenus à se faire transférer environ 8 millions d'euros en cryptomonnaies. #JT13H pic.twitter.com/Tl2gAfDvE1
— franceinfo (@franceinfo) December 19, 2025


