Një çifti të dashuruarish iu desh të arratiseshin me nxitim dhe në vështirësi të madhe nga makina e tyre që po rrokullisej në lumë.
Mediat raportojnë se çifti po bënte seks në Range Rover-in e tyre të parkuar pranë lumit Schuylkill në Fairmount Park, Filadelfia, rreth orës 4:15 të mëngjesit të së mërkurës.
Ndërsa çifti shijonte momentet e tyre erotike, dyshohet se pavetëdije, kanë shtypur marshin në makinë dhe ai filloi të rrokulliset.
Çifti i paidentifikuar u hodh nga fuoristrada para se automjeti të binte ujë. Asnjëri prej tyre nuk u lëndua gjatë incidentit.
Range Rover u nxor nga lumi rreth orës 9 të mëngjesit. Nga fotot e publikuara makina ishte fundosur e gjitha në ujë. Sipas policisë ndaj çiftit nuk është ngritur asnjë akuzë.


