Me rastin e çeljes së fushatës elektorale, kryesocialisti Edi Rama në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, është përgjigjur se si është konceptuar fushata e këtij viti.
Më tej Rama u pyet dhe në lidhje me këshilltarin e fushatës së Berishës, Chris LaCivita, të cilit kryeministri ia ktheu ironinë.
Sapo u përmend emri i LaCivitës, Rama tha: Kush është ky?
Pjesë nga intervista:
Muhamed Veliu: Arma sekrete e PS përballë LaCivita?
Rama: Kush është ky? A të lutem tashi të mos biem edhe ne në këtë kurthin qesharak të njerëzve që kanë punën e tyre, për kënetë ai është një straeg, për mua është një turist më shumë në Tiranë.
Kujtojmë se ditën e sotme nëpërmjet një postimi të bërë në rrjet Chris LaCivita thumboi Ramën.
“Kush është bufi dhe kush është miu”, –shkroi LaCivita.