Chiara Ferragni mesa duket ka lënë pas krahëve martesën e saj me reperin Fedez dhe ka nisur një kapitull të ri në jetën e saj.
Blogerja e njohur u fotografua në ditën e Halloween së bashku me sipërmarrësin italian, Giovanni Tronchetti Provera.
Çifti u fotografuan nga disa paparazzi teksa ecnin të kapur dorë për dorë në drejtim të një festë të organizuar nga miqtë e Ferrganit, por jo vetëm kaq, ata më vonë janë fotografuar duke shkëmbyer disa puthje së bashku.
Sipas miqve të saj, Ferragni është e lumtur me sipërmarrësin 41-vjeçar dhe ai e trajton mirë.
Ndonëse jeta e saj sentimentale duket se po shkon mirë, fatkeqësisht e njëjta gjë nuk po ndodh me jetën e saj profesionale.
Ajo ka dhënë dorëheqjen si drejtoresha e kompanisë “Fenice” dhe së bashku me ekipin e saj ligjor po punojnë për të rrëzuar akuzat për mashtrim në çështjen “Baloço” dhe vezët e Pashkëve “Dolci Preziosi”.
Këto dyshohen si probleme të mëdha ligjore për Ferrganin, andaj dhe lidhja e saj me djalin e familjes më të njohur në Itali ka marrë një rëndësi të veçantë nga mediat italiane.


LEXO EDHE:


