ITALI– Prej disa kohësh tashmë e ndarë nga bashkëshorti i saj, reperi Fedez, Chiara Ferragni nuk ndaln së bëri “thumba” dhe reagime indirekte për të.
Së fundmi përmes një postimi në InstaStory, Kiara ka shkruar që bëni ç’të doni me jetën tuaj, por më linik të qetë me fëmijët e mi.
“Bëni çfarë të doni, por lërini të gjithë të qetë, mua dhe fëmijët e mi, faleminderit.”– shkruan ajo.

Fedez e përmendi Chiarën në këngën e tij, duke e akuzuar Tony Effe se i kishte shkruar gruas së tij ndërsa pretendonte të ishte mik. Nga ana tjetër, Tony Effe në vargjet e tij flet për lidhjen e tij me Chiarën dhe për fëmijët e çiftit, Leone dhe Vittoria. Ai sugjeron se Chiara e adhuron atë dhe kritikon Fedez për sjelljen ndaj saj dhe fëmijëve.
Kujtojmë se në tekstin e këngës “Chiara”, Tony akuzon Fedez për të pasur fëmijë vetëm për t’i postuar në rrjetet sociale, duke e bërë situatën edhe më të ndjeshme. Ai përdor ironinë për të përmendur emrat e fëmijëve, duke thënë: Duhet ta quash vajzën tënde tjetër të mundur.
Ndërkohë Fedez ka shprehur zemërim për përmendjen e fëmijëve të tij në këngët e rivalit, duke thënë se ata nuk kanë mësuar që fëmijët nuk duhet të preken. Ai kritikoi Tony Effe, duke e akuzuar për mungesë vlerash dhe etikë.


