Ditën e sotme ChatGPT i OpenAI pësoi një ndërprerje në mbarë botën duke lënë kështu miliona përdorues pa akses në chatbot-in më të njohur e përdorur në botën online.
Shumë përdorues të cilët përpiqeshin të hyjnë në ChatGPT u përballen me mesazhe gabimi si: “Ndodhi një gabim rrjeti. Ju lutemi kontrolloni lidhjen tuaj dhe provoni përsëri.”
Problemi duket se ndodh herë pas here, me disa përdorues që ende kanë akses në platformë, ndërsa të tjerë përballen me ndërprerje.



