Manuel Neuer nuk do të luajë në ndeshjen e parë të Championsit mes Atalantës dhe Bayern Munich. Ai nuk ka një dëmtim të rëndë, por duke qenë se ndeshja do të luhet të martën, portieri nuk mund të rikuperohet në kohë dhe është i detyruar të mos luajë.
“Ai pësoi një këputje të vogël muskulore në pulpën e majtë gjatë fitores 4-1 kundër Borusia Mynshengladbah. Ky është rezultat i ekzaminimeve të hollësishme të kryera nga departamenti mjekësor i FC Bayern. Si rezultat, kapiteni i ekipit dhe portieri do të duhet të mungojnë për momentin”, thuhej në deklaratën e klubit bavarez.


