ARABI– Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez duket se ka kaluar disa ditë jo të mira, duke u dashur të shtrohej në spital për katër ditë.
Ajo vet përmes një postimi në Instagram ka treguar se është shtruar në spital, por tashmë në gjendje më të mirë shëndetësore, është rikthyer në shtëpi.
“Më në fund në shtëpi! Kam katër ditë në spital me pneumoni.”-ka shkruar partnerja e yllit të futbollit.
Postimi i Georgina Rodriguez:
Tani jam më mirë, por ende po shërohem në shtëpi me familjen time. Më duhet të them një FALEMINDERIT të madh për të gjithë stafin, mjekët, infermierët dhe të gjithë në spital… Ju jeni kujdesur për mua dhe ju jam shumë mirënjohës për këtë. Faleminderit të gjithëve për një qëndrim kaq të jashtëzakonshëm.



