Një automjet u aksidentua pasditen e sotme në lagjen numër 1 të qytetit të Pogradecit.
Një mjet tip Benz është përplasur me disa pemë dekorative dhe në fund një shtyllë ndriçimi publik.
Por drejtuesi i mjetit pas aksidentit ka lënë mjetin dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Në zonë mbërriti patrulla e policisë rrugore e cila nisi hetimet identifikimin e drejtuesit ‘frikacak’ që mesa duket nuk donte të zbulohej dhe ia mbathi.


