Luca Onestini, influencuesi i njohur italian, ka njoftuar ndarjen befasuese nga e dashura Aleska Genesis vetëm pak ditë para dasmës së planifikuar. Arsyeja që tronditi fansat? Një kërkesë e saj tek inteligjenca artificiale ChatGPT, për të marrë këshilla mbi të ardhmen e tyre bashkë.
“Si mundi ta bënte këtë? Ajo pyeti ChatGPT nëse ia vlente të ishte me mua. Çfarë dreqin… Po i kërkon robotit këshilla për lidhjen?!” shkruajti Luca në një postim të hapur, duke shprehur zhgënjimin dhe mosbesimin e tij.
Në Instagram, Luca shtoi: “Mjaft me princesha në jetën time”, duke lënë të kuptohet se kapitulli i marrëdhënies është mbyllur përfundimisht.
Radar.al


