TIRANË– Në Sheshin Skëndërbej po mbahet ceremonia e ngritjes së flamurit ndërsa vihet re një pjesmarrje masive e shqiptarëve sot në ditën e Pavarësisë.
Ndërkohë pas ngritjes së flamurit ku prezent ka qenë edhe kryebashkiaku Erion Veliaj qytetarët kanë lëshuar në qiell tollumbace kuq e zi duke krijuar një pamje të mrekullueshme./Radar.al



