TIRANË– Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi iu është përgjigjur akuzave të Opozitës në lidhje me manipulimin e votave të diasporës.
Gjatë fjalës, Celibashi ka deklaruar se nuk ka fletë votimi të shtuara dhe as vota të trafikuara nga diaspora. Po ashtu Celibashi ka theksuar se administrimi i procesit të votimit të diasporës është model nga KQZ-ja.
“Administrimi i këtij procesi nga KQZ është model. Duke thënë këtë, nuk dekurajoj askënd dhe respektoj të drejtën e gjithkujt për të kontestuar dhe për të prezantuar çfarë mbështet pretendimet e subjektit. Kemi të gjithë dokumentacionin që konfirmon atë që thamë, ky proces është zhvilluar model. Jap garanci që standardi e integriteti është i plotë. Jemi të gatshëm t’i japim përgjigje çdo lloj pyetjeje. Nuk ka fletë votimi të shtuara, as vota të trafikuara. Mbetet të vlerësojmë pretendimet që lidhen me sa është respektuar integriteti i votës së qytetarëve në procesin e marrjes të zarfeve dhe kthimit të tyre përmes kthimit postar.”- u shpreh Celibashi./Radar.al
Sara Hoxha: Big Brother VIP këtë vit nuk ka qenë thjesht një spektakël…
Italia kërkon ekstradimin/ Gjykata e Tiranës merr vendimin për Ekil Nerjaku dhe Ervis Detin

