Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Sot zgjedhjet e pjesshme vendore/ 335 mijë qytetarë votojnë në 5 bashki, kush janë kandidatët

    Protagonist në derbin kundër Juventusit, Ismajli: Në pjesën e dytë kishim 2-3 raste, kemi portier të madh

    Procesi i votimit në Berat/ Mbi 79 mijë qytetarë i drejtohen kutive të votimit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Ç’efekte do të ketë “One Big Beautiful Bill” për amerikanët?

    July 4, 2025

    Dhoma e Përfaqësuesve votoi me shumicë të ngushtë pro paketës së taksave dhe të shpenzimeve të Presidentit Donald Trump. Paketa është kritikuar për shkak të barrës që pritet të shkaktojë në buxhetin e SHBA-së.

    Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së miratoi projektligjin për taksat dhe shpenzimet, të kërkuar nga Presidenti Donald Trump. Deputetët votuan me 218 vota pro dhe 214 kundër për paketën legjislative, e cila u bë e njohur si “One Big Beautiful Bill” dhe për të cilën ka mjaft diskutime dhe kritika. Edhe senati e ka dhënë dritën e gjelbër. Tani presidenti Trump mund ta nënshkruajë projektligjin në mënyrë që ai të hyjë në fundi më 4 korrik, në ditën e festës kombëtare, sikurse edhe synonte.

    Çfarë përmban ‘One Big Beautiful Bill Act’?

    Paketa përfshin një përzierje uljesh të taksave individuale dhe atyre të bizneseve, shpenzime masive për kontrollet e imigracionit, rritje të shpenzimeve ushtarake dhe një rritje të stimujve për karburantet fosile.

    Gjithashtu ka ndryshime në të drejtën për t’u përfshirë në programet shëndetësore dhe sociale, si dhe mbyllje të disa prej nismave të tranzicionit klimatik të iniciuara nga ish-Presidenti Joe Biden.

    Përfituesit kryesorë janë sferat e politikave që kanë qenë themeli i mantrës së Trumpit “Amerika e Para”.

    Shpenzime për armatimin dhe kufizimin e imigracionit

    Një shumë prej 178 miliardë dollarësh (rreth 150 miliardë euro) do të shkojnë për programe që synojnë të kufizojnë imigracionin, ndër të cilat bëjnë pjesë rifillimi i ndërtimit të murit kufitar me Meksikën, shtimi i personelit dhe i burimeve të policisë kufitare, hetimi dhe përndjekja penale e emigrantëve.

    Rreth 153 miliardë dollarë do të shpenzohen për mbrojtjen: ndërtim anijesh, sisteme për mbrojtjen nga raketat, armë bërthamore dhe mbështetje për ndihmën ushtarake në kufi.

    Dhe pasi premtimeve gjatë fushatës elektoraledhe në fjalimin e tij të fitores se do të “shponte, sa të mundte” – pra për rritjen e nxjerrjes së lëndëve djegëse fosile -projektligji do të stimulojë si eksplorimin e burimeve dhe eksportet e gazit, dhe do t’u jepë fund koncesioneve dhe stimujve për automjetet elektrike, energjinë e pastër dhe programet e reduktimit të emetimeve.

    Gjithashtu do të ketë ulje taksash prej rreth 4.5 trilionë dollarësh (3.8 trilionë euro) për individët dhe bizneset. Këtu përfshihet edhe premtimi i Trumpit për të ndaluar taksimin e bakshisheve dhe të pagesës së orëve shtesë për punë jashtë orarit.

    Pakënaqësi dhe kritika

    Paketa legjislative “One Big Beautiful Bill”, është kritikuar për shkak të barrës që pritet të shkaktojë në buxhetin e SHBA-së. Ekspertët e pavarur të buxhetit të Kongresit vlerësojnë se brenda dhjetë viteve planet e Trumpit mund ta rrisin borxhin amerikan edhe me 3.4 trilionë dollarë. Prandaj këtë ligj e kritikuan edhe republikanët që janë konservatorë për sa i përket politikës fiskale.

    Sipas një sondazhi të Universitetit Quinnipiac zhvilluar në mes të qershorit, 53% e amerikanëve e mbështesin projektligjin dhe 27% jo, kurse pjesa tjetër nuk u shpreh as në favor, as kundër.

    Pro paketës janë vetëm dy të tretat e votuesve republikanë. Analistët me të cilët foli DW thanë se kur u shpjegon votuesve përmbajtjen e projektligjit mbështetja për të bie, përfshirë edhe votuesit e republikanëve./DW

    amerikanet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Sot zgjedhjet e pjesshme vendore/ 335 mijë qytetarë votojnë në 5 bashki, kush janë kandidatët

    November 9, 2025

    Protagonist në derbin kundër Juventusit, Ismajli: Në pjesën e dytë kishim 2-3 raste, kemi portier të madh

    November 9, 2025

    Procesi i votimit në Berat/ Mbi 79 mijë qytetarë i drejtohen kutive të votimit

    November 9, 2025

    Qytetarët në 18 komuna të Kosovës votojnë për t’i zgjedhur kryetarët e tyre në balotazh

    November 9, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Këto katër shenja të horoskopit do ta gjejnë dashurinë në nëntor

    Parashikimi i horoskopit 7 nëntor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Ende s’jeni gati ta falni/ Parashikimi i horoskopit 6 Nëntor 2025

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.