Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, ishte në kërkim prej pesë vitesh

    Katari mbështet ndërmjetësimin e Pakistanit në bisedimet SHBA-Iran, optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje

    Nufi në Pentagon, thellohet partneriteti ushtarak Shqipëri-SHBA: Amerika mbetet partneri ynë më strategjik

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Ç’do të thotë vdekja e Khameneit për Iranin?

    March 2, 2026

    Burri më i fortë i Iranit vdiq pas gati katër dekadash në pushtet: Ajatollah Ali Khamenei e udhëhoqi vendin me dorë të hekurt. Çfarë do të thotë vdekja e tij për Iranin?

    Vdekja e Ajatollah Ali Khameneit shënon një pikë kthese për Iranin, një ndryshim epokal, pasojat e të cilit ende nuk mund të parashikohen. Megjithatë, ekspertët e konsiderojnë të pamundur që regjimi të shembet tani. Sistemi i pushtetit është konsoliduar ndjeshëm gjatë gati 50 viteve që nga revolucioni islamik.

    Edhe Gerlinde Groitl, politologe në Universitetin e Regensburgut, e përshkruan regjimin iranian si jashtëzakonisht rezistent. “Që figurat drejtuese mund të eliminohen ka qenë gjithmonë e parashikuar në kalkulimet politike të Khameneit”, tha ajo në një intervistë për “Tagesschau24”. Raporte nga burime të ndryshme thonë, se Khamenei që vitin e kaluar kishte emëruar kandidatë për pasardhësin e tij në rast të vdekjes.

    Kush e qeveris Iranin tani?

    Sipas Kushtetutës pasardhësin e Khameneit duhet ta përcaktojë i ashtuquajturi Këshilli i Ekspertëve, i përbërë aktualisht nga 88 klerikë shiitë. Që para vdekjes së Khameneit qarkullonin disa emra. Ndër ta janë ish-presidenti disi i moderuar Hasan Rohani, djali i Khameneit, Mojtaba, i cili konsiderohet si njeri i Gardave Revolucionare, si dhe Hassan Khomeini, nip i udhëheqësit të parë të revolucionit.

    Deri në emërimin e pasardhësit, detyrat e kreut të shtetit i merr përsipër një organ prej tre anëtarësh. Ai përbëhet nga presidenti i shtetit, Masoud Pezeshkian, ministri i Drejtësisë, Gholamhossein Mohseni-Ejei, dhe një anëtar i Këshillit Mbikëqyrës.

    Askush nuk mund ta parashikojë me siguri të ardhmen
    Megjithatë në radhët e ekspertëve nuk ka dyshim se një udhëheqës i ri fetar vështirë se do të gëzojë të njëjtin autoritet si Khamenei. Ndër kritikët dhe reformatorët, roli i udhëheqësit të lartë fetar konsiderohet prej kohësh si i papërshtatshëm për kohën.

    Aktualisht askush nuk mund të thotë me siguri se si do të paraqitet gjendja në Iran pas një jave, një muaji apo një viti. Sipas vlerësimit të politologes Groitl, për më tepër shtrohet edhe pyetja se sa humbje mund të përballojë Irani, sepse përveç Khameneit, gjatë sulmeve janë vrarë edhe zyrtarë të lartë të Gardës Revolucionare. Megjithatë ajo nuk beson “se regjimi do të shembet menjëherë”./DW

    Ajatollah Ali Khamenei Irani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, ishte në kërkim prej pesë vitesh

    June 13, 2026

    Katari mbështet ndërmjetësimin e Pakistanit në bisedimet SHBA-Iran, optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje

    June 13, 2026

    Nufi në Pentagon, thellohet partneriteti ushtarak Shqipëri-SHBA: Amerika mbetet partneri ynë më strategjik

    June 13, 2026

    Pse është jetike të mbroni trurin në moshën 40-65 vjeç? Shkencëtarët: Kjo periudhë përcakton rrezikun për demencë dekada më vonë

    June 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.