Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare akademiku Rexhep Qosja

    Pla*osja e 17-vjeçarit në Korçë/ Zbardhen dëshmitë: Sherri nisi për lojën me letra

    Vanesa rikujton takimin me vëllain në Ferma VIP: E kam puthur në buzë, por…

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Buxheti 2026/ Ibrahimaj: Në fokus përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve. Pensioni mesatar urban arrin 400 euro

    December 5, 2025

    Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi se buxheti i vitit 2026 është i fokusuar në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, duke vënë në qendër mbështetjen për pensionistët, rritjen e pagave dhe krijimin e mundësive për punësimin e të rinjve.

    Në një takim me banorë të Njësisë 6 dhe Lagjes 14 në Tiranë, Ibrahimaj u shpreh se buxheti e bën realitet premtimin për rritjen e pensioneve dhe mbështetjen për familjet shqiptare. Nga 1 janari 2026, pensioni mesatar në zonat urbane do të arrijë në 400 euro, ndërsa bonusi i fundvitit për pensionistët do të vazhdojë të rritet çdo vit.

    Një tjetër nismë e rëndësishme është rritja e pagës minimale, që do të arrijë në 500 euro, duke përfituar rreth 300 mijë qytetarë. Për punonjësit e administratës publike, janë parashikuar rritje pagash mesatarisht 3-5 mijë lekë në muaj, ndërsa sektorët prioritarë si shëndetësia dhe policia do të përfitojnë përveç indeksimit edhe nga rregullimi i skemës së vjetërsisë.

    Për të rinjtë, qeveria ka parashikuar një fond prej 12 milionë euro për programet e punësimit. Njëkohësisht, mbështetja për sektorin e shëndetësisë do të rritet me 1,5 miliardë lekë, me fokus te onkologjia, dhe nga viti 2026 pritet implementimi i mbulimit universal për shërbimet onkologjike.

    Ministrja Ibrahimaj e konsideron këtë buxhet një hap të rëndësishëm për të garantuar një të ardhme më të mirë për qytetarët e Shqipërisë.

    buxheti Delina Ibrahimaj pensionistet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare akademiku Rexhep Qosja

    April 23, 2026

    Pla*osja e 17-vjeçarit në Korçë/ Zbardhen dëshmitë: Sherri nisi për lojën me letra

    April 23, 2026

    Vanesa rikujton takimin me vëllain në Ferma VIP: E kam puthur në buzë, por…

    April 23, 2026

    Mashtroi një 63-vjeçare për shlyerjen e kredisë, procedohet penalisht bankieri në Shkodër

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.