Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Sherri me sende të forta në Durrës, policia jep detaje: Plagoset një 36-vjeçar. Në konflikt dyshohet i përfshirë edhe një efektiv policie jashtë shërbimit

    Kush është Denis Tafili? I kërkuar nga SPAK në dosjen “Troplini”, dyshohet i përfshirë në konfliktin me armë në Durrës

    Nga Italia te Kili, FIFA veçon 10 kombëtaret që synojnë rikthimin në Botërorin 2030

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Buxheti 2025, marsi dhe dhjetori me arkëtimet më të larta

    March 14, 2025
    Buxheti 2025, marsi dhe dhjetori me arkëtimet më të larta

    TIRANË- Arkëtimet buxhetore po ndjekin ciklin e ekonomisë. Plani i detajuar i shpërndarjes se të ardhurave buxhetore tregon se arkëtimet më të larta do të jenë në mars dhe në dhjetor, me nga 67 dhe 70 miliardë lekë se secila.

    Shpërndarja mujore e buxhetit të këtij viti tregon se arka e shtetit do të rrisë arkëtimet në vlerë në gjysmën e dytë të vitit, duke u përshtatur me ciklin ekonomisë ku aktiviteti i konsumit dhe investimeve intensifikohet në këtë periudhë.

    Të dhënat tregojnë se në krahasim me vitin e kaluar ka një rritje më të madhe të planit të arkëtimeve për muajt e parë të vitit. Për muajin janar 2025 ishin programuar të arkëtoheshin 62 miliardë lekë me rritje 13.6% nga janari 2024, por në fakt u arkëtuan mbi 64 miliardë lekë ose 18.5 për qind më shumë se fakti i vitit të kaluar. Arkëtimet e janarit u nxiten nga një rritje e pazakonte e importeve të akcizës.

    Në janar prill 2025 janë programuar që çdo muaj të arkëton rreth 13 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024. Teksa nga maji në dhjetor arkëtimet do të rriten më pak se 10 për qind. Praktikat e viteve të fundit tregojnë se programi buxhetor mund të ndryshojë disa herë brenda vitit.

    Vitet e fundit ndryshimet kanë favorizuar miratimin e buxheteve shtesë, pasi të ardhurat janë rritur mbi parashikimit si rrjedhojë e zhvillimeve pozitive në turizëm të cilat kanë ndikuar në rritjen e përgjithshme të konsumit në ekonomi.

    Teksa programi i të ardhurave buxhetore ka ecur përgjithësisht në mirë se plani, nga ana tjetër buxheti po vuan paaftësinë për të shpenzuar sipas programit fondet publike.

    Edhe viti 2024 u mbyll me një mos realizim jo të zakontë të programit të shpenzimeve publike. Me ndryshimet e fundit në aktin normativ për vitin 2024 ishin planifikuar për t’u shpenzuar 771,3 miliardë lekë, por u realizuan vetëm 728.5 miliardë lekë ose 42.7 miliardë lekë më pak se plani.

    Mosrealizimi sipas planit të shpenzimeve vjen në një kohë kur nevojat ekonomisë shqiptare për financime janë të larta. Vendi ynë ende ka hendek të lartë në infrastrukture në krahasim me Rajonin dhe gjithashtu ka pensione dhe paga më të ulëta ne raport me fqinjët. Shpenzimet e Shqipërisë për shëndetësinë dhe arsimin janë më të ulëtat në Europë në raport me PBB-së./Monitor

    Buxheti 2025 dhjetori
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Sherri me sende të forta në Durrës, policia jep detaje: Plagoset një 36-vjeçar. Në konflikt dyshohet i përfshirë edhe një efektiv policie jashtë shërbimit

    July 24, 2026

    Kush është Denis Tafili? I kërkuar nga SPAK në dosjen “Troplini”, dyshohet i përfshirë në konfliktin me armë në Durrës

    July 24, 2026

    Nga Italia te Kili, FIFA veçon 10 kombëtaret që synojnë rikthimin në Botërorin 2030

    July 24, 2026

    P Diddy në izolim pas përleshjes me një të burgosur, stafi i burgut shmangu përshkallëzimin e situatës

    July 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.