Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, ishte në kërkim prej pesë vitesh

    Katari mbështet ndërmjetësimin e Pakistanit në bisedimet SHBA-Iran, optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje

    Nufi në Pentagon, thellohet partneriteti ushtarak Shqipëri-SHBA: Amerika mbetet partneri ynë më strategjik

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Bum ndërtimesh pa leje në Theth gjatë zgjedhjeve”/Rama: Prokurorja bëri ese filozofike mbi pafajësinë

    July 11, 2025
    "Bum ndërtimesh pa leje në Theth gjatë zgjedhjeve"/Rama: Prokurorja bëri ese filozofike mbi pafajësinë
    Edi Rama

    DURRËS– Kryeministri Edi Rama ditën e sotme në një mbledhje me kryebashkiakët në Durrës, ka folur lidhur me aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në fshatin turistik të Thethit. Rama u shpreh se gjatë periudhës së zgjedhjeve ka pasur boom ndërtimesh, duke u shprehur se policia bëri 40 denoncime, por theksoi se “një prokurore ka vendosur mosfillimin e hetimeve”.

    “Ka refuzuar të shohë se për çfarë bëhet fjalë, ka bërë ese filozofike mbi pafajësinë e ndërtimeve pa leje. Në Shqipëri ndërtimet pa leje janë vepër penale. Në një zonë të mbrojtur si Thethi është vepër penale edhe më e rëndë.”- tha Rama.

    FJALA E RAMËS: 

    Gjatë periudhës së zgjedhjeve, ose në muajt para dhe gjatë zgjedhjeve në Teth ka pasur bum ndërtimesh pa leje si rezultat i përgatitjes së sezonit turistik. Policia e Shtetit ka bërë 40 denoncime, policia ka funksionuar, i ka denoncuar ndërtimet pa leje në Prokurori. Siç është bërë e ditur, në një flagrancë spektakolare ku është ndërtuar një fshat i tërë turistik në mes të Thethit, një prokurore ka vendosur mosfillimin e hetimeve. Ka refuzuar të shohë se për çfarë bëhet fjalë, ka bërë ese filozofike mbi pafajësinë e ndërtimeve pa leje. Në Shqipëri ndërtimet pa leje janë vepër penale. Në një zonë të mbrojtur si Thethi është vepër penale edhe më e rëndë. IKMT ka filluar të veprojë. për të gjithë ata që u thonë pse u kujtuan tani dhe pse i lanë? Nëse nuk funksionojnë të gjitha hallkat dhe struktura e pavarur e drejtësisë nuk është në dispozicion të kësaj përpjekje, por përkundrazi është si kullose makaronash ku gjërat rrjedhin dhe pastaj faktet e kryera mbeten në territor, është një përpjekje që natyrshëm do të duhet të shfaqet në këtë formë. Në Theth kemi bërë një plan të tërë pune në Bashkinë Shkodër, kemi legalizuar ndërtimet e vjetra, kemi vendosur financime./Radar.al 

    Drejtoresha e shkarkuar nga Rama në Durrës është motra e Vangjush Dakos

    Durrës Edi rama IKMT
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, ishte në kërkim prej pesë vitesh

    June 13, 2026

    Katari mbështet ndërmjetësimin e Pakistanit në bisedimet SHBA-Iran, optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje

    June 13, 2026

    Nufi në Pentagon, thellohet partneriteti ushtarak Shqipëri-SHBA: Amerika mbetet partneri ynë më strategjik

    June 13, 2026

    Pse është jetike të mbroni trurin në moshën 40-65 vjeç? Shkencëtarët: Kjo periudhë përcakton rrezikun për demencë dekada më vonë

    June 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.