TIRANË– Gazetari i njohur nga Kosova, Milaim Zeka teksa ka qenë i ftuar në Andale ka bërë një deklaratë të fortë për Blendi Feziun në momentin që është vënë para disa pyetjeve ku duhet të zgjidhte mes dy personazheve.
Grida Duma apo Blendi Feziu?
Milaim Zeka: Unë për veten tiem nuk njoh moderator më mashtrues më fals ma hajdut se Blendi Feziu. Këtë ta them publikisht. Ai ka bërë një emision në opinion, dy emisione me katër orë me xhirime të miat të luftës dhe nuk ma ka përmend fare emrin.
As nuk të ka marrë leje për ato xhirime për t’u transmetuar?
Milaim Zeka: Jam sharë shumë keq me të dhe unë kurrë nuk flas me të, për punë të parimeve se as ma ka marrë tokën e babës. Dhe e kam marrë në telefon kur ka mbaru emisioni i parë dhe i kam thënë se këto janë xhirimet e mia dhe ai thotë vetëm një gazetar suedez me origjinë nga Kosova. Vetëm kaq.
Pa përmendur emër.
Zeka: Jo tip or producentët e tu që janë që janë në moshë më të pjekur. Të gjithë që i njohin këtë kategorinë e Blendave se nuk është Blendi i vetëm këtu, janë njerëz, në anglisht thonë “B*thë lëpirësat e politikanëve, kështu që unë e preferoj Grida Dumën./Radar.al


