Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Krim i trefishtë në Malin e Zi, vri*en tre persona, dy vëllezër shqiptarë mes vi*timave

    Sherr masiv në Vlorë, përplasen rreth 10 të rinj, 2 të plagosur rëndë në kokë

    Pranvera “kthehet” në dimër në Kukës, dëbora dhe ngricat rrezikojnë prodhimet bujqësore

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Britania “i vë syrin” Shqipërisë. Priten të hapen kampet e radhës

    April 22, 2025
    Britania "i vë syrin" Shqipërisë. Priten të hapen kampet e radhës

    Plani i qeverisë britanike transferimin e azilkërkuesve të dëbuar në “qendra kthimi” jashtë vendit mesa duket ka gjetur mbështetje dhe nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

    Burime të sigurta brenda qeverisë e përshkruan këtë nismë si një “ndryshim loje”, pas një takimi mes Sekretares së Brendshme britanike Yvette Cooper dhe kreut të UNHCR-së, ku u diskutua mundësia e pagesës ndaj disa vendeve të Ballkanit për të pranuar azilkërkues të refuzuar nga Mbretëria e Bashkuar.

    Nga ana tjetër gazeta britanike The Times shkruan se qeveria britanike po shqyrton hapjen e disa qendrave jashtë vendit për azilkërkuesit që nuk fitojnë të drejtën e qëndrimit në Britani.

    Vendet e propozuara deri më tani janë Shqipëria, Serbia, Bosnja dhe Maqedonia e Veriut.

    Një dokument i UNHCR-së e përshkruan këtë si “nevojën për sisteme efektive të kthimit dhe rolin potencial të qendrave të kthimit”, ka sinjalizuar gatishmërinë e agjencisë për të mbështetur këto përpjekje, përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar.

    Britania mësohet se po kërkon të ndjekë shembullin e Italisë, e cila tashmë ka dy qendra në Shqipëri për përpunimin e azilkërkuesve të kapur në Detin Mesdhe.

    UNHCR ka theksuar se në rastin e Mbretërisë së Bashkuar, thelbësore mbeten mekanizmat e monitorimit në këto qendra për të garantuar respektimin e standardeve të të drejtave të njeriut.

    Një burim pranë qeverisë britanike u shpreh: “Kjo mund të ndryshojë rrënjësisht situatën, pasi do të na sigurojë mbështetje ligjore kundër çdo sfide gjyqësore dhe gjithashtu do të ndihmojë politikisht përballë deputetëve tanë të majtë që kanë rezerva për këtë çështje.”

    Një tjetër burim shtoi: “Po punojmë në disa zgjidhje për të luftuar emigracionin e paligjshëm, përfshirë bashkëpunimin me vende të BE-së dhe më gjerë për të çmontuar rrjetet kriminale që përfitojnë nga kalimet me gomone.”

    Plani vjen në një kohë kur numri i emigrantëve që kalojnë Kanalin e La Manshit ka arritur nivele rekord, duke rritur presionin mbi qeverinë për përpunimin e kërkesave për azil. Vetëm të premten, 51 refugjatë u morën nga një anije e Forcës Kufitare dhe u zbarkuan në portin e Doverit, pas një emergjence mjekësore që përfundoi me vdekjen e një migranti.

    Sekretari i brendshëm në hije, Chris Philp, kritikoi qeverinë aktuale duke deklaruar: “Ky është një tregues se gjithnjë e më shumë vende po shqyrtojnë idenë e deportimit të emigrantëve të paligjshëm jashtë Evropës. Mbretëria e Bashkuar mund të ishte udhëheqëse me skemën e deportimit drejt Ruandës, por ajo u anulua nga Partia Laburiste përpara se të vihej në zbatim. Tani, në vitin 2025, kemi rekorde të reja të kalimeve të paligjshme.”

     

    "i vë syrin" Shqipërisë Britania kampet e radhës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Krim i trefishtë në Malin e Zi, vri*en tre persona, dy vëllezër shqiptarë mes vi*timave

    April 21, 2026

    Sherr masiv në Vlorë, përplasen rreth 10 të rinj, 2 të plagosur rëndë në kokë

    April 21, 2026

    Pranvera “kthehet” në dimër në Kukës, dëbora dhe ngricat rrezikojnë prodhimet bujqësore

    April 21, 2026

    Shpërthimi në Tepelenë, dy shokë të plagosur, lënda plasëse pranë banesës së njërit prej tyre

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.