Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Historia e panjohur e Sam Neill, u ribashkua me djalin e dhënë për birësim pas 25 vitesh

    Macron zbulon paketën e re ushtarake për Ukrainën, nga avionët “Rafale” te sistemet SAMP/T

    Vra*jet nga agjentët e ICE në SHBA, administrata Trump dorëzon provat pas muajsh përplasjeje

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Botërori 2026/ Babai i Haaland akuza pas eliminimit të Norvegjisë: Ndihemi të vjedhur

    July 13, 2026
    Botërori 2026/ Babai i Haaland akuza pas eliminimit të Norvegjisë: Ndihemi të vjedhur

    Eliminimi i Norvegjisë nga Kupa e Botës 2026 në çerekfinale ka sjellë polemika të mëdha, me kritikat që janë përqendruar te vendimet e arbitrit francez Clement Turpin.

    Në qendër të debatit është goli i parë i Anglisë, i shënuar nga Jude Bellingham, ku norvegjezët pretendojnë se aksioni duhet të ishte ndalur pasi topi, pas një rivënieje nga portieri Orjan Nyland, dyshohet se preku kamerën ajrore të stadiumit dhe ndryshoi trajektoren.

    Anglia përfitoi nga situata, rikuperoi topin dhe ndërtoi aksionin që solli barazimin, ndërsa më pas Bellingham realizoi edhe golin e dytë në kohën shtesë, duke siguruar kualifikimin e “Tre Luanëve”.

    Pas ndeshjes ka reaguar ashpër edhe babai i Erling Haaland, Alfie Haaland. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai kritikoi vendimet e gjyqtarit.

    “Vërtet? Ju shpëtoi arbitri. Shpresoj ta fitoni Botërorin, por sot ndihemi të vjedhur”, shkroi ai.

    Në një dalje televizive, ish-futbollisti norvegjez theksoi se skuadra e djalit të tij u dëmtua nga dy vendime të rëndësishme.

    “Norvegjia u dëmtua nga dy vendime të rënda. Goli i parë i Anglisë nuk duhej të pranohej, ndërsa goli i Erling u anulua padrejtësisht. Nëse ky konsiderohet faull, atëherë gola të tillë do të anuloheshin çdo fundjavë”, deklaroi Alfie Haaland.

    Ai komentoi gjithashtu edhe një moment të Alexander Sorloth, duke kritikuar sulmuesin për një zgjedhje të gabuar në një kundërsulm të rëndësishëm.

    “Në atë situatë duhej të pasonte. Ishte një rast ku duhej menduar për skuadrën, jo të kërkohej zgjidhja individuale”, tha ai.

    Eliminimi i Norvegjisë ka lënë pas shumë diskutime, ndërsa Anglia vijon rrugëtimin në Botëror me objektivin për të shkuar deri në fund të turneut. Dy gjysmëfinalet e turneut janë Francë – Spanjë dhe Angli – Argjentinë.

    akuza pas eliminimit të Norvegjisë Alfie Haaland babai i Erling Haaland Botërori 2026
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Historia e panjohur e Sam Neill, u ribashkua me djalin e dhënë për birësim pas 25 vitesh

    July 13, 2026

    Macron zbulon paketën e re ushtarake për Ukrainën, nga avionët “Rafale” te sistemet SAMP/T

    July 13, 2026

    Vra*jet nga agjentët e ICE në SHBA, administrata Trump dorëzon provat pas muajsh përplasjeje

    July 13, 2026

    Sipërmarrësi egjiptian shpërblen “Faraonët”, 17 mijë euro bonus për çdo futbollist

    July 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë vijnë që nesër! E ardhmja duket premtuese për këto tre shenja horoskopi

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 10 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.