POGRADEC– Jemi zyrtarisht në pranverë dhe reshjet e dëborës janë rikthyer në qarkun juglindor të vendit, duke përfshirë kryesisht zonat mbi 1100–1200 metra lartësi, veçanërisht në rrethinat e Pogradec.
Bazuar në raportimet e fundit, gjatë orëve të para të mëngjesit reshjet kanë qenë me intensitet të ulët deri në mesatar.
Situata ka angazhuar strukturat përgjegjëse, të cilat kanë ndërhyrë për pastrimin e akseve kryesore rrugore, sidomos në segmentet ku dëbora ka qenë më e dendur. Problematikat më të theksuara janë regjistruar në aksin Qukës–Qafë Plloçë dhe në zonën e Qafë Thanë, ku gjatë natës trashësia e dëborës ka qenë më e konsiderueshme. Megjithatë, për shkak të temperaturave tipike pranverore, dëbora ka nisur të shkrijë, duke mbetur kryesisht në zonat malore./Radar.al


