Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama mbledh në selinë rozë drejtuesit politikë të qarqeve, diskutime për mbështetjen e PS ndaj platformës “Besa”

    Teste droge për zyrtarët në Francë, largohen disa punonjës nga detyra! Kryeministri Lecornu: E bëra për siguri

    “Sulmet në Hormuz janë të padobishme”, Trump “ngrin” luftën në Iran! Teherani: Gati për të rinisur negociatat

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

    May 16, 2026

    TIRANË– Në një kohë që ende nuk janë bërë 24 orë nga ulja e çmimit të karburanteve, ditën e sotme Bordi i Transparencës ka rritur sërish tarifat për shitjen e tyre në vend.

    Në vendimin e kësaj të shtunë, 16 maj, nafta do të shitet 4 lekë më shtrenjtë se dje, me një çmim 202 lekë/litri. Po ashtu, edhe benzina nga mesdita e kësaj të shtune do të tregtohet jo më shumë se 188 lekë/litri, pra tre lekë më shumë se një ditë më parë.

    Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot, datë 16, ora 13.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

    Bordi i Transparencës në datë 16 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

    ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër.

    ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 188 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 176 lekë/litër.

    🗓️Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 16 ora 13.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

    ⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

    🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

    🛢️ Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg. SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%./Radar.al

    Bordi i Transparencës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama mbledh në selinë rozë drejtuesit politikë të qarqeve, diskutime për mbështetjen e PS ndaj platformës “Besa”

    July 27, 2026

    Teste droge për zyrtarët në Francë, largohen disa punonjës nga detyra! Kryeministri Lecornu: E bëra për siguri

    July 27, 2026

    “Sulmet në Hormuz janë të padobishme”, Trump “ngrin” luftën në Iran! Teherani: Gati për të rinisur negociatat

    July 27, 2026

    Maturantët nisin sot aplikimet në universitete, 6 ditë kohë për zgjedhjen e degëve

    July 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.