TIRANË– Policia e Tiranës ka zbuluar një magazinë të madhe me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa është zbuluar në Tiranë. Bëhet me dije se kjo magazinë është zbuluar në rrugën “Hamdi Pepo” në zonën e quajtur “Qyteti i nxënësve” në kryeqytet.
Bazuar në njoftimin e policisë, operacioni vijon prej mbrëmjes së kaluar, teksa pritet të zbulohen detaje të tjera në orët në vijim dhe nëse ka persona të arrestuar.
E gjithë policia e Tiranës, shërbimet e komisariatit 2 dhe 6 dhe Antidroga e Tiranës ndodhen në aksion, pasi dyshohet se bëhet fjalë për një sasi të madhe lënde narkotike./Radar.al


