Këngëtari i njohur Blero Muharremi ndonëse po shijon lidhjen e re të dashurisë ai vijon me kunja ndaj exave të tij.
Në prag të Shën Valentinit, ai ka ndarë një fotografi në një restorant duke lënë të kuptohet se po feston me partneren e tij.
Ajo çfarë tërhoqi vëmendje nëpër rrjet ishte mbishkrimi i tij thumbues: “Dita e parë e Shën Valentinit, gëzuar edhe ex-ave të mi”.
Të shumtë janë personat që mendojnë se ky dedikim mund t’i kushtohet Afrona Dikës, por asgjë nuk është konfirmuar.



