PRISHTINË– Këngëtari i njohur nga Kosova, Blerim Muharremi ka qenë së fundmi i ftuar në një intervistë ku ka folur edhe për jetën private.
Por gjatë bisedës një pyetje që ngjalli shumë kuriozitet ishte nëse do të kthehej me njërën nga ish-partneret e tij, Teutën, Afronën ose Bebin.
Artisti u tregua i hapur duke deklaruar se do të përgjigjej sinqerisht.
Ai tha se në një skenar imagjinar, zgjedhja e tij do të ishte Teuta.
“Në njëfarë forme imagjinare, absolutisht do të ishte Teuta. Për shkak edhe të vajzës, por edhe për shkak të personit që është.”-tha Blero./Radar.al


