Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Krejtësisht i panjohshëm/ Johnny Depp rikthehet në Hollywood me “A Christmas Carol”

    Penallti në minutën e 100-të shpëton Real Madridin, Mbappé i jep fitoren ndaj Rayo Vallecanos

    “Më në fund dikush më riktheu buzëqeshjen”/ Bes Kallaku konfirmon romancën e re dhe i bën dedikim partneres në koncert

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Blerina Gjylameti në Asamblenë e KiE: Shqipëria shënoi progres historik në zgjedhje, me përfshirje të diasporës dhe rol të fortë të SPAK

    June 23, 2025

    Gjatë fjalës së saj në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës (APKE), kryetarja e delegacionit shqiptar, Blerina Gjylameti, theksoi se zgjedhjet e 11 majit përbëjnë një arritje të rëndësishme demokratike për Shqipërinë. Ajo vuri në dukje se 95% e qendrave të votimit u vlerësuan pozitivisht nga vëzhguesit ndërkombëtarë, duke dëshmuar për një administrim profesional dhe një klimë të qetë gjatë procesit.

    Gjylameti e konsideroi përfshirjen për herë të parë të diasporës shqiptare në zgjedhje si një hap historik, që forcon lidhjet mes shtetit dhe shqiptarëve jashtë vendit. Po ashtu, ajo vlerësoi rolin e SPAK, Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ-së në hetimin dhe parandalimin e krimeve zgjedhore, duke ruajtur integritetin e procesit.

    Duke njohur disa vërejtje të ngritura në raportin e monitorimit, Gjylameti u shpreh e angazhuar për thellimin e reformës zgjedhore, depolitizimin e institucioneve, rregullimin e financimit të fushatave dhe forcimin e lirisë së medias, në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe ODIHR-it.

    “Mbështetja e shqiptarëve për një mandat të katërt të Partisë Socialiste është më shumë sesa fitore politike – është një thirrje për përgjegjësi më të lartë ndaj demokracisë, transparencës dhe sundimit të ligjit,” përfundoi Gjylameti.
    

    Fjala e plotë e Gjylametit

    I nderuar President, të nderuar kolegë,

    Më lejoni të nis duke falënderuar raportuesin z. Billi dhe znj. Martinez për raportin mbi zgjedhjet parlamentare në Shqipëri të mbajtura më 11 maj, i paraqitur sot këtu.

    Si kryetare e Delegacionit Shqiptar në APKE, është një nder për mua të marr fjalën para kësaj Asambleje dhe të theksoj jo vetëm faktin që populli shqiptar, edhe një herë, i dha besimin e tij Partisë Socialiste, por sepse mbështetja e tyre e vazhdueshme ndaj socialistëve, tashmë për një mandat të katërt radhazi, është një shprehje e fuqishme e përkushtimit të Shqipërisë ndaj progresit dhe rrugës evropiane!

    Por më shumë se një fitore politike, kjo është një thirrje për të qeverisur me më shumë përgjegjësi – në përputhje me vlerat që na bashkojnë këtu: demokracinë, transparencën, përfshirjen dhe sundimin e ligjit.

    Jemi krenarë që këto zgjedhje u njohën si gjithëpërfshirëse, transparente, konkurruese dhe të administruara profesionalisht në një ambient të qetë dhe të drejtë.

    Sipas vëzhguesve ndërkombëtarë, siç theksohet edhe në këtë raport, 95% e qendrave të votimit janë vlerësuar pozitivisht.

    Kjo është një njohje për punën e palodhur të mijëra punonjësve të administratës zgjedhore dhe institucioneve në të gjithë vendin – dhe tregon se sa shumë ka ecur përpara demokracia jonë e re.

    Jemi gjithashtu krenarë për përfshirjen historike të diasporës sonë, duke i mundësuar shqiptarëve që jetojnë jashtë të kontribuojnë për herë të parë në përcaktimin e së ardhmes së kombit tonë.

    Dua të nënvizoj gjithashtu rolin thelbësor të SPAK-ut, Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit, e cila në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka luajtur një rol kyç në parandalimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore, për të ruajtur integritetin e procesit.

    Puna e tyre është një dëshmi se sundimi i ligjit në Shqipëri nuk është vetëm një parim, por një realitet aktiv dhe në zhvillim.

    Njëkohësisht, e pranojmë me përgjegjësi çdo shqetësim të ngritur në raport, të cilat do të punojmë me përkushtim për t’i adresuar sa më shpejt.

    Në mënyrë të veçantë, mbetemi të angazhuar për të çuar përpara reformën zgjedhore, për të depolitizuar institucionet zgjedhore, dhe për të përmirësuar financimin e fushatës dhe lirinë e medias – në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe ODIHR-it.

    Të nderuar kolegë, vendosmëria e Shqipërisë për të vazhduar rrugën e reformave nuk lidhet vetëm me anëtarësimin – ajo lidhet me standardet dhe vlerat.

    Lidhet me ndërtimin e një shoqërie ku qytetarët besojnë te vota e tyre, besojnë te institucionet, dhe ndihen të përfaqësuar në çdo nivel të qeverisjes.

    Kjo na nxit të vazhdojmë punën tonë me përulësi dhe vendosmëri, jo vetëm për të përmbushur standardet, por për t’i jetësuar ato.

    Asambleja Parlamentare Blerina Gjylameti KiE Shqiperia zgjedhje
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Krejtësisht i panjohshëm/ Johnny Depp rikthehet në Hollywood me “A Christmas Carol”

    February 1, 2026

    Penallti në minutën e 100-të shpëton Real Madridin, Mbappé i jep fitoren ndaj Rayo Vallecanos

    February 1, 2026

    “Më në fund dikush më riktheu buzëqeshjen”/ Bes Kallaku konfirmon romancën e re dhe i bën dedikim partneres në koncert

    February 1, 2026

    SHBA-ja në alarm për një tjetër stuhi “bombë”, priten dëborë e dendur dhe erëra të fuqishme

    February 1, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet sot për ju, horoskopi 1 shkurt 2026

    Viti 2026, vit vendimtar për dashurinë e tre shenjave të zodiakut

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot, horoskopi 27 Janar 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.