Moderatorja dhe këngëtarja e shumënjohur, Luana Vjollca i është rikthyer botës së muzikës.
Luana kohëve të fundit ka publikuar bashkëpunimin e saj më të ri me Lumi B të titulluar “Atë natë”. Kënga, nga vetë teksti nënkuptohet se i dedikohet ndarjes e mesa duket për këngëtaren tregon edhe diçka tepër personale.
Kujtojmë se Luana para pak ditësh bëri disa postime ku lë të kuptohet diçka të tillë.
Sipas burimeve mësohet se moderatorja i ka dhënë fund marrëdhënies me Krenar Çoçajn. Nonbëse lidhja e tyre nuk u konfirmua zyrtarisht, ka qenë gjithnjë në vëmendje të botës së shoëbizzit.


