Prime i së martës ka nisur ndryshe nga herët e tjera. Banorët u përballën me një sfidë artistike për të realizuar një performancë, ku grupi i Selinës ishte i vetmi që e çoi misionin deri në fund.
Me energji, ritëm dhe emocion, ata dhuruan një performancë të zjarrtë që ndezi skenën. Momenti u mbyll me një përqafim të ngrohtë mes Mateos dhe Brikenës, duke shtuar edhe më shumë emocion në nisjen e mbrëmjes.


