Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Lajm i mirë për Shqipërinë, Costa: Komisioni Europian propozon mbylljen e tre kapitujve negociues

    Rama përballë qytetarëve në Zvërnec: Nuk jam takuar kurrë me pronarët, më keni dëgjuar gabim

    Dasma e Dua Lipës/ Festimet e çiftit të famshëm ndezin debat në Palermo: Për tre ditë jemi detyruar të parkojmë kilometra larg

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    “Besoj te Rama”, Dashnor Sula tregon pse pranoi ftesën e kryeministrit dhe shmang Berishën

    February 14, 2026
    “Besoj te Rama”, Dashnor Sula tregon pse pranoi ftesën e kryeministrit dhe shmang Berishën

    Për herë të parë pasi mori postin e Kryeinpektorit Dashnor Sula në një intervistë për gazetaren e Top Channel, Rudina Muça zbulon arsyet se përse pranoi ftesën e kundërshtarit politik, Edi Rama, dhe flet për sulmet që i vijnë nga kryetari i partisë Sali Beisha.

    Ish-deputeti demokrat thotë se e ka lënë pas të shkuarën ndërsa komenton sfidat e detyrës së re.

    Gazetarja: Zoti. Sula ju vini nga një karrierë e gjatë politike 20 vite në logon e PD, nga një zë kritikues tashmë do të jeni bashkëpunëtor me mazhorancën. Si e pranuat ftesën e Kryeministrit Edi Rama?

    Dashnor Sula: Dhunshëm u përzura dhe nuk kisha asnjë të ardhme që të përfshihesha për të dhënë këtë kontribut. Z.Rama më hodhi dorashkën dhe më paraqiti sfidën për të marrë pjesë në ndërtimin e një institucioni të shtetit shqiptar.

    Gazetarja: A patët dilema për të pranuar detyrën e Kryeinspektorit pasi me reformën e re ju do të keni 17 inspektoriate për të menaxhuar. A mendoni se do të quheni tradhtar nga pala tjetër?

    Dashnor Sula: Fillimisht e kisha të vështirë. Por më ka thënë z.Rama se qytetarët shqiptarë nuk janë vetëm socialistët, qytetarët shqiptarë janë edhe ata me bindje të tjera e demokratike. Dhe kostumin e politikanit unë e kam lënë në shtëpi dhe kam veshur kostumin e një nënpunësi të shtetit.

    Gazetarja: Si ndodhi afrimi me Edi Ramën, pasi ju keni qenë kritikues ndaj njëri-tjetrit për një kohë të gjatë në Parlament?

    Dashnor Sula: Unë kam konstatuar një veçori dhe atë e ka Edi Rama dhe rrallë një politikan tjetër në Shqipëri. Nëse do të gjeni një moment të vetëm që z.Rama është një person që i hyn në familje të politikanit tjetër. Nuk ka. Këtë cilësi e kam pas dhe unë në politikë.

    Gazetarja: A mendoni që e tepruat kur thatë që e vlerësoni vizionin e Ramës?

    Dashnor Sula: Nuk mund të mohohet që Edi Rama ka sfidë të fusë Shqipërinë në BE.

    Gazetarja: Po reagimin e Berishës si e pritët?

    Dashnor Sula: Nuk do ja lejoja vetes dhe nuk do të ishte e moralshme që të vazhdoj të bëj komente politike.

    Gazetarja: Tashmë ju keni marrë detyrën e Kryeinpektorit, cilat janë sfidat që ju janë caktuar?

    Dashnor Sula: Të shkëputemi nga modeli që ka qenë përgjatë këtyre 35 viteve dhe shpresoj se deri në fund të vitit të kemi një sistem të digjitalizuar./tch

    Dashnor Sula
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Lajm i mirë për Shqipërinë, Costa: Komisioni Europian propozon mbylljen e tre kapitujve negociues

    June 5, 2026

    Rama përballë qytetarëve në Zvërnec: Nuk jam takuar kurrë me pronarët, më keni dëgjuar gabim

    June 5, 2026

    Dasma e Dua Lipës/ Festimet e çiftit të famshëm ndezin debat në Palermo: Për tre ditë jemi detyruar të parkojmë kilometra larg

    June 5, 2026

    Aktori i njohur amerikan humb jetën pas një sulmi me thi*ë, arrestohet një i dyshuar

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.