TIRANË– Klodiana Gjyzari avokatja e eurodeputetit Fredi Beleri do të mbrojë ish-kryeministrin Sali Berisha në GJKKO, në seancën e kësaj të premteje.
Mësohet se avokati Genci Gjokutaj nuk do të jetë pjese vetëm për këtë seancë pasi ka pasur një dëmtim me këmbën e tij.
Në seancën e sotme do të vendoset nëse aktet do të merren në dorëzim nga mbrojtja e zotit Berisha, me ose pa pagesë, çështje kjo që u diskutua edhe në seancën e fundit.


