TIRANË– Kryedemokrati Sali Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha, ka marrë pjesë në homazhet për ikonën e kinematografisë Dhimitër Anagnosti.
Ish-kryeministri ka lënë një shënim në kujtim të regjisorit të ndjerë, i cili u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë./Radar.al



