TIRANË– Militantët e Partisë Demokratike janë mbledhur pasditen e kësaj të shtune në shenjë proteste kundër qeverisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë.
Nga pamjet e deritanishme shihet që protestues nga të gjitha qytetet e Shqipërisë janë bërë bashkë si fillim pranë selisë blu me pankarta në duar, për të marshuar drejt kryeministrisë.
Nga pamjet simpatizantët demokratë shihen me flamurin e PD-së në duar, gjithashtu s’kanë munguar as pankarat e veçanta dhe ironitë për qeverinë.
Një qytetar shihet me një pankartë në të cilën duket kreu i PD-së Sali Berisha sëbashku me presidentin e SHBA, Donald Trump.
Ndërsa në një tjetër pankart shkruhet “Sy më sy dhe xhep me xhep”, nëj formë ironizimi kjo për rubrikën e re të kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale,”Sy më sy”, ku kreu i qeverisë u kthen përgjigje pyetjeve dhe komenteve të qytetarëve në postimet e tij./Radar.al

Protesta e opozitës para Kryeministrisë/ Forca të shumta policie rrethojnë edhe Kuvendin


