Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Të tjera ndryshime në radhët e Policisë, emërohet drejtori i ri në Hetimin e Krimit Ekonomik

    Indri dhe vanesa shkëmbejnë puthjen e dytë në buzë

    Kreu i SPAK pret në Prokurorinë e Posaçme ministren e Drejtesisë së Austrisë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Berisha i pandehur nga SPAK, Tabaku e pranon: Lajm i keq për PD!

    September 14, 2024

    Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar si një zhvillim të pakëndshëm lajmin për marrjen si të pandehur të ish-kryeministrit Sali Berisha në çështjen “Partizani”. Gjatë intervistës së saj në emisionin “Kjo Javë”, të drejtuar nga gazetarja Nisida Tufa në News24, Tabaku theksoi se ky zhvillim mund të ketë ndikim edhe brenda vetë Partisë Demokratike.

    Ajo shprehu dëshirën që ky proces të përfundojë sa më shpejt, jo vetëm për të mirën e partisë, por edhe për faktin se Shqipëria ndodhet në një vit elektoral. Ndërsa foli për protestën e mbështetësve të PD-së jashtë SPAK në ditën kur Berisha u paraqit në Prokurori, Tabaku tha se një reagim i tillë nuk përbën ndonjë surprizë, duke qenë se protesta të ngjashme ndodhin gjithmonë kur Berisha është i pranishëm.

    Tabaku theksoi se ka qenë gjithmonë në favor të bashkimit të PD-së dhe nuk ka patur kurrë dyshime se partia duhet të ishte e bashkuar.

    Gjithashtu, ajo foli për rikthimin e saj në mbledhjet e Grupit Parlamentar, duke pranuar se e ka përjetuar me më pak emocione për shkak të zhvillimeve të viteve të fundit. “Bashkimi i PD është duke ndodhur, dhe ne duhet të vazhdojmë përpara me programin dhe angazhimin tonë elektoral”, përfundoi Tabaku.

    Demokratike Jorida Tabaku
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Të tjera ndryshime në radhët e Policisë, emërohet drejtori i ri në Hetimin e Krimit Ekonomik

    April 29, 2026

    Indri dhe vanesa shkëmbejnë puthjen e dytë në buzë

    April 29, 2026

    Kreu i SPAK pret në Prokurorinë e Posaçme ministren e Drejtesisë së Austrisë

    April 29, 2026

    Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës dhe benzinës, ja sa do te shiten ne tregun shqiptar

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.